Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar protestën e opozitës të hënën si dhe tensionet në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurores së re. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, Basha u pyet edhe për faktin nëse kishte një skenar që protestuesit të futeshin në Parlament. Kryedemokrati u shpreh se po të kishte një skenar të tillë do ishte realizuar.
“Po të kishte një skenar, të siguroj se qytetarët do të futeshin në Parlament. Nuk ka sepse po të kishte partia ka forcën madhore për ta bërë këtë të mundur”- tha Basha.
Ndërkohë Basha ka komentuar edhe takimin me ambasadorët teksa u shpreh se: “Komunikimi me ambasadorët është i direket. Unë parashtroj qartë qëndrimet e opozitës. Ne nuk na e ka përgjegjësinë ambasadori Lu dhe Vlahutin, por Edi Rama”.