Shkëmb Manaj, djali i Shaban Manajt i cili u vra në vitin 2000, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt, përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili tha “Punë e madhe nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.
Përmes një statusi në Facebook, ai tha se deklarata e tij tregon më së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë kryer nga po kjo mendësi që e përfaqëson vetë Haradinaj.
Ka thënë se njerëz si Nasim Haradinaj, janë kapluar nga frika e ndriçimit të vrasjeve me motive politike nga Gjykata Speciale, transmeton Koha.net.
Statusi i Manajt në Facebook:
Mjerë vlerat e luftës kush i përfaqëson.
Deklarata e Nasim Haradinaj tregon me së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë nxitur dhe kryer nga kjo mendësi të cilën e përfaqëson Haradinaj. Paramendojeni cila ka qenë fryma dhe deklaratat e tij të dhëna para 20 viteve, kur kanë filluar ekzekutimet e burrave të mirë të Kosovës. Kjo frymë i ka nxitur vrasjet ndërshqiptare.
Unë e di që këtë lloj të njerëzve e ka kapluar frika. Frika nga ndriçimi i vrasjeve me motive politike nga Gjykata Speciale.Kur të zbardhen këto vrasje makabre, këta do të turpërohen, para familjeve të tyre, para qytetarëve dhe kombit tonë.Drejtësia do ta thotë fjalën e vet.Ka ardh koha kur ” Bira e minit bon 300 grosh”, prandaj janë tmerruar të tillët !, përgatiti Koha. (b.an)