Për të tretën herë, anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak nuk kanë mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës. Por, ndërkaq në mbledhjen e sotme, ku Buxheti për vitin 2018 u miratua me 32 vota pro, grupit të mazhorancës i është bashkuar një tjetër anëtare e LSI.
Ajo quhet Bora Panajoti.
Pas Naim Halilit, Agim Krajës dhe Genta Mezinit, Bora Panajoti është këshilltarja e radhës e LSI e cila ka vendosur te mbështesë projektet e Bashkisë së Tiranës, duke lënë përkatësinë partiake.
Në këto kushte, kryebashkiaku Veliaj gëzon mazhorancën dhe votat e nevojshme deri në fund të mandatit për të vijuar me projektet e tij. /b.d