Procesi i konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u kthyer në mollë sherri mes dy kampeve të politikës shqiptare, po vijon me shpejtësi. Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ka zhvilluar dje seanca dëgjimore me katër kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Nga katër emrat do zgjidhet vetëm një me votën e Kuvendit, duke plotësuar kështu vakancën që mbante peng KLP-në prej 8 muajsh. Kandidatët Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami u pyetën gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në institucionin e Avokatit të Popullit. Në përfundim të këtij procesi, dosja me katër emrat i është adresuar Kuvendit.
“Duhet të rikthehet besimi dhe aksesi i njerëzve në organin e Prokurorisë. Kam një eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë si prokuror, avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Po u zgjodha anëtar i KLP, pretendoj të bëhem dhe kryetar i KLP. Prokuroria të mos flejë gjumë mbi dosjet”, ka thënë përpara Avokatit të Popullit, kandidati për në KLP, Alfred Balla.
Me mbylljen e këtij procesi, KLP është një hap larg konstituimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë.
Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve. Pesë anëtarët e tjerë joprokurorë përzgjidhen përmes një procesi të hollësishëm, por emërimi përfundimtar i tyre bëhet nga Parlamenti.
Nëntëmbëdhjetë prokurorë kanë shprehur interesin dhe janë konfirmuar si kandidatë potencialë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurorë të Apelit, Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme janë konfirmuar nga një komision pranë Prokurorisë së Përgjithshme se plotësojnë kriteret formale, ndërsa janë kaluar në fazën e mëtejshme.
Ndërkaq, Kuvendi ka listuar 7 anëtarë në radhët e pedagogëve të drejtësisë. Gjithashtu, janë edhe 7 kandidatë në radhët e avokatëve, të përzgjedhur sipas procedurave të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë. Pas konstituimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do t’i propozojë Kuvendit tre kandidatë për postin e kryeprokurorit.
Vijimi i procesit
Pas referimit në Kuvend të dosjeve të katër kandidatëve nga shoqëria civile, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i dërgon listën Komisionit të Ligjeve jo më vonë se 10 ditë. Komisioni i Ligjeve ngre brenda tre ditëve një nënkomision, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve.
Ky nënkomision, brenda tre ditëve i dërgon kandidatin e përzgjedhur Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton kandidatin me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve. Lista e re hidhet në votim nga Kuvendi brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e dytë, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve.
Kuvendi hedh në votim listën e tretë brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Ndërkaq, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KLP, do të ketë një proces tjetër, i cili do të administrohet nga kryeprokurori i përkohshëm.
Andi Dobrusha mesazh politikës
Kryetari i Komisionit të Shoqërisë Civile Andi Dobrusha hodhi poshtë akuzat e politikës për bllokimin e KLP nga komisioni që ai drejton. “Mbase do të ishte mirë që politika të lexonte ligjet më mirë dhe të ishte më e informuar përpara se të hidhte akuza të padrejta ndaj shoqërisë civile, ndaj këtij komisioni që ka 8 muaj që punon me përgjegjësinë maksimale për të nxjerrë kandidatë të denjë të shoqërisë civile.
Katër emrat që i përcillen sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë Mimoza Qinami, Andi Murataj, Alfred Balla dhe Entela Hoxha. Dhe sikur nesër, edhe para një muaji të shkonin kandidatët nga shoqëria civile nuk ka lidhje me furtunën në gotë të krijuar nga politika shqiptare sepse siç e dini edhe ju anëtarët e Këshillit të Prokurorisë janë 11, 6 prej të cilëve zgjidhen nga trupa e prokurorëve, të cilët nuk janë zgjedhur dhe as nuk kanë bërë procesin e Vetingut”, tha Dobrusha.
Kandidatët nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë i Prokurorisë
Alfred Balla
Andi Murataj
Entela Hoxha
Mimoza Qinami
Lista e kandidatëve për anëtarë të KLP të ardhur nga radhët e avokatëve
Floreta Gjini
Gëzim Allaraj
Kozeta Jano
Nurihan Meta
Petrit Gaçi
Tartar Bazaj
Veronika Vangjeli
Kandidatët për anëtarë të KLP nga bota akademike
Gent Ibrahimi
Mirela Bogani
Sandër Beçi
Dariel Sina
Erjona Canaj
Eneida Sema
Oriona Muçollari
Kandidatët prokurorë për Këshillin e Lartë i Prokurorisë
Adriatik Cama Prokuroria Tiranë
Anila Leka Prokurori e Përgjithshme
Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë
Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër
Arben Nelaj Prokuroria Tiranë
Arta Marku Prokuroria Shkodër
Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër
Besnik Cani Prokuroria Elbasan
Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda
Bujar Hoti Prokuroria Durrës
Dritan Prenci Prokuroria Kukës
Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë
Elison Sadiku Prokuroria Korçë
Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda
Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme
Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë
Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme
Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë
Vat Staka Prokuroria Shkodër
Lista e kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësorë
Nga Gjykata e Lartë
Artan Zeneli
Medi Bici
Nga Gjykatat e Apeleve
Ilir Toska
Nertina Kosova
Besim Trezhnjeva
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore
Alma Brati
Artan Laze
Astrit Faqolli
Bledar Abdullai
Brunilda Kadi
Brunilda Kasmi
Dritan Hallunaj
Manjola Xhaxho
Marçela Shehu
Lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ nga avokatia
Alban Toro
Arben Prifti
Arben Vani
Fatmira Luli
Fatos Lazimi
Gentyi Sinani
Gëzim Allaraj
Saimir Vishaj
Sinan Tafaj
Sokol Lamaj
Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ
Naureda Llagami
Altin Hazizaj
Mimoza Qinami
burimi shqiptarja.com
a.ç