Një 85-vjeçare ka humbur jetën në mënyrën më tragjike pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë, rreth orës 22.30, në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.
Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
javanews.al/a.ç