Sipas radio programit El Partidazo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, kanë qenë në kontakte të vazhdueshme në javët e fundit. Perez dëshiron ta qetësojë Ronaldos pas thashethemeve se ka pakënaqësi mes palëve.
Ronaldo i bëri të ditura ndjenjat pasi e fitoi Topin e pestë të Artë dhe e shënoi golin e fitores të Realit ndaj Gremios në Kupën e Botës për Klube, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës, por duke insistuar se vendimi nuk është në dorën e tij, transmeton Express.
Tani, raportohet se ylli portugez dëshiron të fitojë po aq sa yjet tjera Lionel Messi dhe Neymar, të ardhurat aktuale të të cilëve ia kalojnë atyre të Ronaldos në kontratën e nënshkruar në nëntor të 2016-s.
Thuhet se Ronaldo synon një marrëveshje me pagë vjetore prej 40 milionë euro neto. Perez është i gatshëm ta mbajë situatën nën kontroll dhe si rrjedhojë është takuar me Ronaldon për t’i blerë vetës kohë dhe për ta bindë 32-vjeçarin ta pushojë këtë çështje deri në fund të sezonit, kur edhe do të rinisin bisedimet. (b.an)