Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi pret nga Rusia që të jetë ndërmjetësuese në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
Gjatë takimit të Vuçiçit me kryetarin e dhomës së lartë të Parlamentit rus, Valentin Matvienko, ka thënë se Kosova ka qenë temë diskutimi me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
“Kam pyetur nëse Rusia do të mund të ishte ndërmjetësuese dhe presidenti rus është pajtuar”, ka shtuar Vuçiç
Sipas tij, ekziston një konsensus në rast të një konflikti që të zgjerohet formati i negociatave.
“Nëse shqiptarët kërkojnë që SHBA-të të jenë ndërmjetësuese në bisedimet për Kosovën, atëherë ne do të kërkojmë të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë për fund presidenti serb.