Një qytetar ka surprizuar ambasadorin amerikan Donald Lu dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pas takimit që ata patën këtë të mërkurë. Lu vizitoi selinë e PD dhe LSI, dy ditë pas protestës dhe incidenteve në sallën e Kuvendit kur u zgjodh Kryeprokurorja.
E veçanta e takimit me Kryemadhin ishte momenti kur Lu po zbriste shkallët i shoqëuar nga kryetarja e LSI. Një qytetar i afrohet ambasadorit amerikan dhe pasi i jep dorën thërret “Edi Rama është kampion, Amerika është nëna jonë ” dhe ngre dy gishtat, simbolin i demokratëve, ndërsa vetë ambasadorit i drejtohet “je i madh, je njësh”. Nga ana e tij ambasadori Lu ve buzën në gaz dhe pasi e përshëndet qytetarin largohet me eskortën e tij.