Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ditën e sotme në prokurori kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin. Nga se bëhet e ditur kallëzimi ndaj Ruçit është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim të ushtrimit të detyrës. Këto akuza ndaj tij, janë bërë nga PD lidhur me seancën e ditës së hënë, ku u votua kryeprokurori e Përkohshme Arta Marku. Kallëzimi ndaj kreut të Kuvendit është bërë për akuzën “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.Gjatë zhvillimit të seancës, deputetët e PD- LSI hodhën tymuese për të penguar zgjedhjen e Markut, dhunuan brenda dhe jashte parlamentit, por tani shfaqen te dhunuar nga Ruçi dhe e padisin ate ne Prokurori. S’eshte vetem paradoks!