Grupi Parlamentar Socialist ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin e kolegëve të tyre opozitarë.
Kërkesa që do të shqyrtohet nga Byroja e Kuvendit ka në thelb përjashtimin me 10 ditë nga punimet për Flamur Nokën, Ervin Salianjin, Bardh Spahinë, Monika Kryemadhin, Kejdi Mehmetajn e të tjerë.
Ky pretendim i PS vjen pas akteve të dhunshme në Kuvend, ndërsa socialistët u penguan nga opozita që të votonin për Kryeprokuroren e Përkohëshme.
Vendimi i Byrosë pritet të merret pasditen e sotme.
Akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike
Flamur Noka
Grida Duma
Edi Paloka
Akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë
Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Ervin Salianji
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaci
Klevis Balliu
Gent Strazimiri
/b.d