Ka nisur seanca dëgjimore për tre kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Seanca po zhvillohet tek Avokati i Popullit, ku do të zgjidhet një prej kandidatëve për KLP.
Momentalisht, po pyetet kandidati Alfred Balla, ndërsa do të merren në pyetje dhe dy kandidatët e tjerë, Andi Murataj dhe Entela Hoxha. Zgjedhja e anëtarëve nga shoqëria civile zhbllokoi procesin e ngritjes së KLP.
Alfred Balla: Duhet të rikthehet besimi dhe aksesi i njerëzve në organin e Prokurorisë. Kam një eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë si prokuror, avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Po u zgjodha anëtar i KLP, pretendoj të bëhem dhe kryetar i KLP.
ma.me