Gjatë protestës së opozitës përpara Kuvendit, veç konfrontimit të qytetarëve me policinë pati edhe ligjvënës që sulmuan efektivët e thjeshtë të policisë.
Një prej tyre ishte edhe deputeti demokrat Flamur Noka i cili tentoi disa herë të shtynte me forcë kordonin e policisë dhe të sulmonte efektivët.
Në një video të xhiruar nga “TemA”, shfaqet qartë momenti kur Paloka shan efektivin me fjalë të pista sikur t’a kishte ai fajin për zhvillimet politike.
Mbase Paloka duhet ta kuptojë që është zgjedhur dhe paguhet me taksat e shqiptarëve për të bërë hartuar ligje, për të bërë oponencë, për të ngritur zërin e qytetarëve por kurrësesi për të sharë keqas një polic të thjeshtë.
Kjo sjellje është krejtësisht e papërshtatshme për një deputet nga i cili pritet ndryshimi dhe jo kthimi pas në epokën e gurit kur njerëzit zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre me sjellje agresive./Tema