Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar lidhur me procedimin penal të 10 kolegëve të tij pas ngjarjeve dhe incidenteve që shoqëruan dje seancën plenare ku u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Paloka thekson se Ramës i duhet pozicioni i kryeprokurores pasi përveç faktit që do të mbrojë Tahirin, Dakon, apo Sejdinit, ai do që të shantazhojë opozitën.
MESAZHI I PALOKËS
Edhe nje arsye tjeter pse nipi i Spiro Kolekes, Edvini i Kristaqit, kerkonte dhe u be Prokuror i Pergjithshem.
Nuk i duhej vetëm për të mbrojtur kriminelet ordinere që ka futur dhe mban në politikë. Nuk i duhet as vetëm për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin…
I duhet për të mbrojtur veten dhe për të kërcenuar e shantazhuar opozitën.
Ai që mbron Habilajt dhe Balilajt, që ka mbrojtur Frroket, Prenget e Xhuvanin junior, që mbron Beqet e Tahirët; urdhëroi drejtuesit e policisë së kanabisit, të procedojnë mbështetës dhe deputete të opozitës sepse protestuan kundër shkeljes së Kushtetutës nga ai vete.
a.ç