Karabinierët e Bergamos kanë arrestuar dy shtetas francezë, një burrë 58 vjeç dhe një grua 47 vjeçe, ndërsa i dorëzonin 5 kg kokainë një shqiptari 27-vjeçar, banues në Grassobbio, i cili gjithashtu ka përfunduar pas hekurave.
Ushtarakët nisën të dyshonin pas lëvizjeve të një automjeti tip “Seat Altea” me targa franceze, me të cilën po udhëtonin çifti francez. Automjeti pasi u soll pa një drejtim konkret në komunën e Ponte San Pietro, mbërriti në një bodrum në Grassobio.
Pasi dolën zbuluar, karabinierët kanë bllokuar shqiptarin me 180 mijë euro para cash. Ndërsa francezi po nxirrte drogën nga një fund i dyfishtë i sajuar me një derë elektrike poshtë një sedile.
a.ç