Deputeti i Partise Demokratike, Ervin Salianji, ë donte t’u thynte deputetëve karrigen kokës, i cili eshte nje nder deptuetet e opozites qe po hetohet pas protestes se djeshme, për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë, ka reaguar ne nje postim ne rrjetet sociale dhe thote se “Dita e parë në punë e kryeprokurorit Rama nis me ëndrrën të tij në sirtar, asgjësimin e opozitës dhe mbretërimin mes parave të nxjerra nga gjaku dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë!”. Reagim ka pasur edhe nga deputeti Edi Paloka, emri i te cilit eshte gjithashtu ne listen e deputeteve ne hetim.
REAGIMI I EDI PALOKA:
Edhe nje arsye tjeter pse nipi i Spiro Kolekes , Edvini i Kristaqit, kerkonte dhe u be Prokuror i Pergjithshem. Nuk i duhej vetem per te mbrojtur kriminelet ordinere qe ka futur dhe mban ne politike. Nuk i duhet as vetem per te mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin…
I duhet per te mbrojtur veten dhe per te kercenuar e shantazhuar opoziten.
Ai qe mbron habilajt dhe balilajt , qe ka mbrojtur frroket, prenget e xhuvanin junior, qe mbron beqet e tahiret; urdheroi drejtuesit e policise se kanabisit, te procedojne mbeshtetes dhe deputete te opozites sepse protestuan kunder shkeljes se Kushtetutes nga ai vete.
REAGIMI I PLOTE I ERVIN SALIANJIT:
Dita e parë në punë e kryeprokurorit Rama nis me ëndrrën të tij në sirtar, asgjësimin e opozitës dhe mbretërimin mes parave të nxjerra nga gjaku dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë!
Asnjë ditë ska për të fjetur i qetë, kusuret e tij do t’i paguajë ai vetë.
Prokuroria dhe gjykatat duhet të hetojnë dhe çojnë pas hekurave kriminele, banditë dhe të korruptuarit e qeverisë që po e çojnë Shqipërinë në greminë. Duhet të nisë nga Rama që po privatizon Shqipërinë dhe ka patologjinë se do skllavërojë dhe popullin! Ai është skllavi më i madh, skllav i parasë dhe i vesit.
Nga dita e djeshme mbetet vetëm një pishman; duhej reaguar edhe me fort!
Kemi kryer vetëm detyrën shtetêrore që na ngarkon ligji; në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të kushtetutës.
Puçistët që ishin duke vjedhur votat e opozitës për të emeruar Ramën Prokuror, nuk janë të opozitës. Mbrojtja e qytetarëve nga pushteti pa kufi është pa asnjë diskutim detyrë e opozitës.
Një pishman kam nga dita e djeshme, duhej reaguar më fort. Me këta ka vetëm një rrugë, përballja pa kthim!