Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës sot kanë arritur edhe tre astronautë, pasi me anijen e tyre kozmike udhëtuan dy ditë prej tokës në gjithësi.
Kozmonauti rus, Anton Shkaplerov, ai japonez, Norishige Kanai, dhe amerikani Scott Tingle i agjencisë NASA, nëpërmjet një hapjeje kaluan nga anija kozmike ruse Soyuz, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, shkruan rel.
Këta tre astronautë u janë bashkuar kolegëve të tyre që ndodheshin në stacion, Alexander Misurkin nga Rusia, dhe Mark Vande Hei e Joe Acaba, nga Shtetet e Bashkuara. Stacioni Ndërkombëtar i Gjthësisë është në fluturim orbital rreth Tokës prej vitit 1998, përgatiti Express. (b.an)