Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka folur për herë të parë për mediat, pas zgjedhjes në krye të organit të akuzës një ditë më parë.
E pyetur nga gazetarët për atmosferën e zgjedhjes së saj seancën e djeshme, ku opozita protestoi në sallën e Kuvendit duke shkaktuar edhe incidente e deri në hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, Arta Marku është përgjigjur se do të flasë në një moment tjetër.
Zonja Marku, a keni një koment për situatën në të cilën u zgjodhët?
Arta Marku: Nuk kam komente. Kur të kem do t’ju them…
Arta Marku u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundër dhe dy abstenim, Kryeprokurore e Republikës me një mandat të përkohshëm. PD dhe LSI nuk morën pjesë në votim, por protestuan brenda sallës së Kuvend, ndërsa tentuan edhe bllokimin e zgjedhjes së pasuesit të Adriatik Llallës. Gjatë kësaj seance u shënuan edhe incidente si hedhja e tymueseve dhe sendeve të forta, deri edhe çizme në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.