Pas seancës parlamentare ku u zgjodh Kryprokurorja e Përkohshme, kryeministri Rama u nis në Bruksel ku ai ishte pjesë e një tryeze me 6 kryeministrat e rajonit, thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në BE Federika Mogherini. Rama zhvilloi edhe një takim veçmas me Mogherinin ku fokusi ishte te hapat e mëtejshëm për çeljen e negociatave. Pas takimit rama zbardhi për mediat edhe diskutimet me Mogherinin. Referuar incidenteve në parlament dhe jashtë sallës, Rama tha se nuk ka fajësuar opozitën në bisedën me Mogherinin por u fokusua te Shqipëria.
“Unë kur flas në gjuhë të huaj flas për Shqipëirnë nuk flas për palët. Sot edhe nëjherë kam four për Shqipërinë dhe ëktu jam munduar të kapërcej atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës por sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar te Shqipëria sepse negociatat nuk happen për një parti hapen për gjithë shqiptarët”, tha Rama.
Lidhur me çeljen e negociatave, Rama u shpreh besimplotë se progresi i arritur nga Shqipëria do të mundësojë edhe hedhjen e këtij hapi përpara drejt integrimit.
“Unë jam i bindur që Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave. Sot qoftë në takimin kokë më kohë, qoftë në darkën e kryeministrave ka dalë qartë që ka një vullnet të fortë në anën e isntitucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces bazuar në çka është arritur edhe nga Shqipëria. Po ashtu ka qenë shumë e qartë që edhe vendimi në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do shkojë në drejtimin e duhur dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Dhe sigurisht tema e bashkëpunimit rajonal ka qenë temë e diskutimeve”, tha kryeminisitri./a.m.