Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur sot nje komunikim permes email me kryetaren e partise opozitare, LSI, zonjen Monika Kryemadhi.
Kete e ka zbuluar ne emisionin e gazetares Ilva Tare ne “Oranews”, vete kryetarja e LSI e cila tha se ambasadorin Donald Lu e kishin genjyer duke i thene se perfaqesues te LSI kishin goditur Policine.
“Kam komunikuar përmes emailit, i thashë zotit ambasador të kanë gënjyer se ne nuk e kemi goditur policinë, ai person që ka goditur policinë të ndalohet dhe arrestohet. Sot policia kishte kamera për të parë për cdo polic që ka goditur dhe ai që ka goditur të ndalohet. Dhe e falenderoj që ishte i drejtpërdrejtë në komunikim, se nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe kur i thashë se më vjen shumë keq që nuk reagove për gjakosjen e deptuetes Floida Kërpaci…thashë që ka edhe shumë të tjerë vajza e djem që nuk janë goditur se kanë gjuajtur policinë”.