Gennaro Gattuso raportohet se ka ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit të Milanit pas humbjes në fundjavë nga Verona.
“Rossonerët” u mposhtën 3 me 0 nga klubi që gjendet kah fundi i tabelës dhe skuadra mbajti një kamp trajnues “dënues” për këtë humbje.
Gjithsesi, “Mediaset” thotë se trajneri ishte zemëruar me relaksin që kishin treguar lojtarët pas ndeshjes dhe i kishte ofruar dorëheqjen drejtorit Marco Fassone.
Fassone thuhet se e ka bindur italianin që të mendojë sërish duke e bindur të anulojë këtë vendim, përgatiti Express. (b.an)