Brizida Gjikondi ish-eksponente e lartë e LSI ka shpërthyer në akuza pas shfaqjes së shëmtuar të kryetares së LSI Monika Kryemadhi sot në parlament.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo ka kërkuar dorëheqjen e presidentit apo të bashkëhsortes së tij kryetare e LSI. Ajo e ka cilësuar kriminal këtë model politike dhe turpërues për vendin.
“Hapini burgjet le te jene te lire dhe kriminelet e vegjel, jepini fund kesaj farse…kriminelet e vegjel te pakten skane kurajo, sbejne zhurme.. dhe sturperojne KOMBIN”, shkruan mes të tjerash Gjikondi.
Postimi i plotë:
sot ose duhet te dorehiqet presidenti ose gruaja e tij.
kjo duhet te ndodh vetem per nder te KOMBIT dhe gjithe atyre mijera shqiptarve qe dhane jeten, sakrificen qe kjo dite e ndyre kurre mos te vij… perkundrazi Shqiperia te jete dinjitoze dhe perparimtare.
Kerkojini ndjese femijeve shqiptare per modelin kriminal…
Hapini burgjet le te jene te lire dhe kriminelet e vegjel, jepini fund kesaj farse…kriminelet e vegjel te pakten skane kurajo, sbejne zhurme.. dhe sturperojne KOMBIN.