Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për dorëzimin e mandateve pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm vetëm me votat e mazhorancës. Por a është ky një opsion i opozitës apo thjesht një propozim i Beirshës? Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i PD Flamur Noka.
“Ua thashë që të gjitha opsionet janë në tavolinë. Sot u diskutuan të gjitha opsionet dhe janë lënë të hapura të gjitha opsionet, vetëm ajo e normalizimit të marrëdhënieve me këtë parlament. Në këtë Shqipëri ka mbetur vetëm ti vihet kurora e mbretit të narkotrafikut Edi ramës, pasi sot nuk ka më moral të qeverisë. Shumë shpejt edhe këtë aritmetikë që i mban gjallë do tua ulim shumë shpejt”, tha Noka./a.m.