1913 – Lindi burri i shtetit gjerman Willy Brandt, kryetari shumë popullor i bashkisë së Berlinit (1957-1966), kancelar i Gjermanisë Perëndimore (1969-1974), udhëheqës i Partisë Social Demokratike. “Politika Lindore e komunikimit” të tij me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Evropës Lindore kontribuoi në stabilizimin e situatës në Europë, për të cilat ai mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971. Ai i ka mahnitur opinionin publik botëror në vitin 1970, kur ai u gjunjëzua para monumentit të viktimave të nazizmit në Varshavë dhe kërkoi falje në emrin e popullit gjerman. Për shkak të skandalit të spiunazhit në të cilën u zbulua se një bashkëpunëtor i ngushtë ishte spiun i Gjermanisë Lindore, ka dhënë dorëheqjen në vitin 1974 si kancelar federal.
1398 – Komandanti i Tartarëve Timur Lenk kapi qytetin indian të Delhi.
1737 – Vdiq Antonio Stradivari, ndërtues italian i instrumenteve me tel, që demonstroi një cilësi të pashembullt për bërjen e tyre. Tingujt e violinës së tij u bënë një masë klasike e vlerës në shekullin e 19-të. Besohet se ai ka bërë rreth 1.100 instrumente, nga të cilat janë ruajtur 500 violina, 12 viola, 50 cellos.
1879 – Ka lindur piktori zviceran Paul Klee, i cili është i pari në pikturën ekspresioniste që solli botën joreale dhe shfaqje nga e nënndërgjegjeshmja dhe ëndrrat, duke parashikuar kohën në Surealizëm. Ai i përkiste grupit “The Blue Rider”, të kryesuar nga Valery Kandinsky dhe Franz Marc. (b.an)