Stërvitjet thuhet se kishin për qëllim eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë të Koresë së Veriut, në rast se shpërthen konflikti ushtarak. Stërvitja u mbajt në kampin Stanley, një strukturë ushtarake amerikane e vendosur rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti i Seulit. Stërvitjet katër ditore përfunduan të premten. Trajnimi” u përqendrua në ndërveprimin midis njësive ushtarake të SHBA-së dhe atyre të Koresë së Jugut për shkatërrimin e armëve të koreano-veriore.
Qindra ushtarë nga të dyja palët morën pjesë në stërvitjet, të cilat u mbajtën në kampin Stanley nën moton “gjej dhe shkatërro”. Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë kryer vazhdimisht manovra të ndryshme ushtarake pranë kufirit të Koresë së Veriut në kohët e fundit. /ma.me