Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashme dhe Politikën e Sigurisë/zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ftoi kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor në një takim jozyrtar në Bruksel, ditën e hënë më 18 dhjetor.
Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do tu ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.
Bashkimi Evropian ka shprehur më herët vendosmëri në angazhimin për rajonin tonë dhe mbështetje për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në hedhjen e hapave të nevojshëm drejt BE-së. /b.d