Partia Demokratike iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve të bashkohen në protestë nesër para parlamentit.
Në një dalje para mediave deputetja e PD-së Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon që më Kryeprokurorin e ri politik të ndalë hetimin për Tahirin, Sejdinin e Dakon.
“Tashmë ditë pas dite po dalin në sipërfaqe dhe kjo i rrezikon pushtetin Edi Ramës. Ministri i tij model Tahiri është nën hetim jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali për trafik droge. Kërkon të pengojë dhe ndalë hetimin për Tahirin. Me prokurorin e tij politik do të shpëtojë Tahirin dhe të tjerët nga drejtësia. Nesër populli do bashkohet në mbrojtje të të drejtave të veta, në mbrojtje të Kushtetutës. Të bashkohemi nesër për të treguar që nuk pranojmë një diktaturë që pengon të ardhmen europiane”, tha Duma.
a.ç