Në përputhje me theksin e Papa Françeskut mbi ekologjinë, vetë qumështi vjen nga lopët e Papës, të ngritura në rezidencën papale të verës së Castel Gandolfo, jashtë Romës. Përzihet me gëlqere të zier dhe me pigmente natyrale, në këtë rast, ngjyrën origjinale të kremit të përdorur në vitet 1500. Më pas fiksohet mbi mure me një teknikë shekullore.
Vajra esenciale
Vatikani ka qenë në ballë të hulumtimeve mbi përdorimin e vajrave esenciale për të pastruar dhe mbrojtur 570 statujat dhe vepra të tjera mermeri, në kopshtet e saj.
Kërpudhat dhe bakteret nga bimët dhe toka ndikojnë në pamjen dhe dukjen e veprave të mermerit, të cilat tashmë janë të ekspozuar ndaj elementeve natyrore potencialisht të dëmshëm.
Për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij problemi, Vatikani kreu disa vite kërkime, të cilat i ndanë gjatë konferencës ndërkombëtare në tetor 2017. Rezultatet treguan se vajrat esencial janë jashtëzakonisht efektive në parandalimin e përkeqësimit të mermerit. Vajrat që Vatikani përdor janë me origjinë nga Sicilia.