Një moment dramatik është cilësuar ai kur policia holandeze hapi zjarr ndaj një personi të pajisur me armë të ftohta, i cili po kërcënonte pasagjerët e pranishëm në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit. Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forcat e armatosura të pranishme në aeroport dhe të shtëna që dëgjoheshin në sfond.
Terminali i aeroportit u evakuua menjëherë pas të shtënave të policisë, ndërsa pamje të tjera tregojnë edhe ekipet e emergjencave që nxitonin nga ndërtesa me një shtrat. Sa i përket autorit të ngjarjes, thuhet se ai nuk ka më potencial rrezikshmërie, është prangosur dhe është larguar nga aeroporti. Rrethanat mbi të shtënat nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ende nuk ka zbuluar nëse incidenti ka apo lidhje me terrorizmin. Më pas, policia deklaroi se zona ishte e sigurtë pas asaj drame, e pasagjerët nisën të futeshin sërish në terminal. /ma.me