Emisioni “Java” në RTSH dhe JavaNews zbulojnë videon ekskluzive të masakrës së Lushnjes ku mbetën të vrarë shtetasit Jurger Hoxha, 26 vjeç dhe Zamir Latifi, 26 vjeç. Dy të rinjtë u ekzekutuan në vendin e quajtur “Shëtitorja e Palmave”në 11 tetor nga shtetasit e shpallur në kërkim tashmë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.
Në videon e siguruara nga “JAVA” shfaqen momentet kur mjeti i autorëve të krimit ndalon para llokalit ku ndoheshin viktimat dhe hapin zjarr me breshëri. Ndërkohë, në video duket edhe momenti kur largohet me shpejtësi njëri prej shokëve të viktimave i cili arrin të shpëtojë. Pas breshërisë së armëve, mjeti i autorëve tip Benz ngjyrë gri (me rreth të kuq) duket teksa largohet me shpejtësi. Ndërkohë, në momentet e krimit, kalimtarët e rastit që largohen nën panik.
Zamir Latifi ka qene i pari që ka pikasur atentatorët dhe ka thirrur: “Largohuni se po na vrasin”. Në këtë momentet 26 vjecari ka vrapuar, por 10 plumba e kanë kapur nga pas. Ndërsa Jurgen Hoxha është shënjestruar dhe mbi të është zbrazur i gjithë karrikatori i “Kallashnikovit”. Sipas dëshmitareve në vend ngjarje, ndaj viktimave është qëllua me tre armë “Kallashnikov”./JavaNews