Problemi i përmbytjeve ishte një prej temave të trajtuara këtë të premte në emisionin “JAVA” në RTSH. I ftuar përballë panelit të analistëve ishte edhe ish-ministri Agron Duka, i cili ka trajtuar problematikat që ka sot Shqipëria. Teksa është ndalur tek situata e krijuar gjatë përmbytjeve të fundit në Jug, ai ka dhënë edhe disa piketa se ku duhet ndërhyrë për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.
“Është infrastruktura e fshehtë që nuk bie shumë në sy. I lëmë aps dore dhe nuk merremi me çështjet që sjellin katastrofa. Nëse merren masa pasojat janë shumë të mëdha. P.sh. nëse marrim rastin e autostradës, nga njëra anë u përmbyt, nga ana tjetër jo, pse, sepse janë zënë kolektorët. Për palmat unë sjam shumë dakord me opozitën. Po të shohim, janë ndërtimet që krijojnë dalje në autostradë pa asnjë lloj mase dhe kemi këtë që patëm. Ndërtimet abuzive, prishja e shretërve të lumenjve, kanë sjellë probleme. Unë nuk jam me atë kush qëllon në opozitë t’i vërë fajin të gjithë qeverisë. Kishim përmbytje në Lezhë edhe ne në 2002-in ne Lezhë, bëmë investime dhe vitet në vijim pati përmirësim”, deklaroi Agron Duka, ish-Ministër i Bujqësisë.
Duka tha se mbetet problem fakti që bujqësia nuk ëhstë parë si prioritet nga qeveritë. Ai tha se pyllëzimi, ndërtimi i pritave malore si dhe sistemeve kulluese do të ndihmonte në parandalimin e përmbytjeve në të ardhmen. Ai theksoi se nevojiten strategji konkrete ndërsa u ndal tek pastmi periodik i kanaleve kuluese dhe forcimi i argjinaturave.
/JavaNews/a.m.