Marrëveshja një miliard eurosh e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë amerikane, Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re do ta shpëtojë Kosovën nga ndotja e madhe e Kosovës A.
Pasi, sipas faqes angleze Energy Business Review, Kosova A është ndotësi më i madh i ambientit në Evropë.
“Kosova e Re do të jetë zëvendësim për Kosova A, e cila besohet të jetë burimi më i madh i ndotjes së ambientit në Evropë”, thuhet, pos tjerash, në këtë shkrim.Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.
Me komponentin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.
Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, përgatiti Zëri. (b.an)