Avokado është i pasur me antioksidues, të cilët ruajnë lëkurën nga rrudhat dhe shenja të tjera të dukshme të plakjes.Vëllimi i lartë i karotenoideve në ushqim ndikojnë në trashësi, tonin dhe lëkurën.
Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe duhet të përfshihet në ushqimin e përditshëm, transmeton KosovaPress.
Ajo shkrihet në ujë dhe nuk qëndron gjatë në organizëm. Avokado posedon këtë lloj vitamine, e cila është e nevojshme për të krijuar kolagjenin dhe elastin, i cili ruan qëndrueshmërinë dhe strukturën e lëkurës.
Vitamina E është edhe një antioksidues që ndihmon në parandalimin e radikaleve të lira që shkaktojnë plakjen e lëkurës.
Studimet tregojnë se vitamina E mund të zvogëlojë ndikimet e rrezatimit UVA dhe UVB gjatë ekspozimit të tepërt të diellit.
Avokado përmban një përqindje të lartë të vajrave oleinë, të cilat rigjenerojnë lëkurën e dëmtuar, zvogëlon skuqjet në fytyrë dhe irritimin, përgatiti Koha. (b.an)