Një lokal me qira në qytetin e Durrësit mjaftonte që tutorja 47-vjeçare Shpresa Ymeri, (gruaja në foto) të gjente klientët e duhur për vajzat dhe gratë të cilat i shfrytëzonte si prostituta në bashkëpunim me shtetasen Y. R.
Policia e Durrësit pas një hetimi dy mujor arriti të sigurohej se ishte pikërisht ajo organizatorja që ndërmjetësonte me klientët që i vinin në lokal.
Pasi i siguronte ata se gjithçka ishte e sigurt dhe mund të kishin besim, ajo ndërmjetësonte lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.
Për të ushtruar prostitucionin 47-vjeçarja kishte vënë në dispozicion edhe ambientet e banesës së saj në Plazh, ndërsa klientët paguanin shumën prej 5 000 lekësh (të reja)/a.ç