Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi përdornin Euro të falsifikuara duke bërë pagesa në pika të ndryshme karburantesh.
Ata janë Genci Muja 37 vjeç nga Kruja dhe Denis Ibrahimi 21 vjeç nga Fushëpreza.
Policia thotë se dy të arrestuarit, veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur në rrugen “Aleksander Moisiu”, ku në një pikë karburanti dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmonedhë 100 euro e falsifikuar.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.
a.ç