Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi pas një hetimi disa mujorë është arritur në përfundimin se kishte tentuar të trafikonte një 19- vjeçare, si dhe ka kryer marrëdhënie me dhunë me një 13 vjeçare.
Në pranga ka rënë 49- vjeçari Aliosha Emini, ndërkohë që materialet për të i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Njoftimi i policisë:
Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.
Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:
Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.