Qeveria akordon fondin prej 63 milionë lekë si shpërblim për Forcat e Armatosura si dhe 330 punonjësve të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së, të cilët u angazhuan në përballimin e situatës së përmbytjeve në vend në fillim të dhjetorit
“Me vendimin e sotëm, fondi prej 63 290 000 lekë do të shpërndahet në shenjë mirënjohjeje, për të gjithë ata, që u përfshinë në operacionin e jashtezakonshem përmes të cilit shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, dhe në veçanti për ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve” deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Konkretisht
Fondi total prej 63 mln e 290 mije lekesh do të ndahet per dy kategorite:
– 2917 efektive FA
– 330 efektive te policise se shtetit
Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtes do të shpërblehet si më poshtë:
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi për policët
Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
70 punonjës të repartit Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër
60 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Fier
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Durrës
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Tirane
70 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Vlore
70 punonjës të drejtorisë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force