Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat ku zbardhur takimet e saja në SHBA ku ishte për një vizitë disaditore. Por, pas fjalës së saj fokusi i gazetarëve ishte te çështja e kryeprokurorit.
Teksa ka akuzuar mazhorancën se po tenton të caktojë kryeprokuror të posaçëm për të kapur drejtësinë, ajo ka sulmuar shoqërinë civile e cila mban peng ngritjen e KLP, e cila ka sjellë ngërçin për kryeprokurorin.
“Mbajmë mend një shoqëri civile që protestonte për reformën, shoqëra civile që ka qenë pjesë edhe e hartimit të reformës, kanë organizuar debate tryeza, janë ata që nuk japin kandidatin e fundit sa i takon KLP-së. LSI është gati të ulet për të gjetur një zgjidhje qoftë të ndryshojmë ligjin. Le ta largojmë kandidatin e shoqërisë civile meqë nuk zgjedh dot anëtarin e saj. Kur të jetë gati le të futet. Por ne nuk mund të presim KLP-në që kontrollohet nga Rama, deri sa të jetë e gatshme të propozojë kandidat për KLP-në”, deklaroi Kryemadhi.
Lidhur me deklaratat e ambasadorëve që kanë interpretuar pa ekuivok fundin e mandatit të kryeprokurorit Llalla, Kryemadhi tha se nuk beson që deklaratat të jenë për shkeljen e kushtetutës.
“Dua të them që ambasadorët e huaj prezantojnë shtetet e tyre. Janë të detyruar të bashkëpunojnë me mazhorancën por edhe me opozitën. Jam i bindur që asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e kushtetutës. Ndonjëherë fobia që kemi prej ambasadorëve na bën që problemet ti kalojmë atyre. Jemi në që kërkojmë ti involvojmë në problemet tona poltiike që e bën të paprecedentë rastin siç ndodh për momentin në Shqipëri”, deklaroi Kryemadhi.
Më tej ajo ka komentuar edhe seancën dëgjimore që pritet të mbahet në Komisionin e Ligjeve me 7 kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Ajo e ka cilësuar të jashtëligjshme këtë mbledhje teksa ka thënë se nuk është në tagrin e komisionit të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët për kryeprokuror.
“Komisioni i sotshëm i Ligjeve që bën seancën është totalisht i paligjshëm. Nuk e di me cfarë tagri e bën. Dëgjesat i bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Zgjedhjen e Prokurorit, dëgjesat, janë të shkruara të qarta që i bën KLP. Pse nuk është ngritur KLP? Kjo ëhstë pyetje tjetër dhe kush ëhstë fajtori për mosngritjen e KLP? Kjo jo për faj të opozitës por për faj të një shoqërie civile që ne e kemi vendosur në kushtetutë që një përfaqësues i saj duhet të jetë anëtar”, vijoi ajo.
/a.m.