Eros Grezda ishte protagonist pasditen e sotme, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij Osijek. I gjithë takimi përfundoi në shifat 3-0, me pjesën e parë që u mbyll në një rezultat të bardhë.
Në minutën e 58-të, Mioc zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 74-t, ishte Grezda që i dha qetësinë Osijekut. Goli i tretë, u shënua nga Bokaj, në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Osijeku ngjitet në vendin e dytë, me 35 pikë në total, dhe pretendon të kapë një vend në Europa Ligë.
BW