Familjarët e të zhdukurve të luftës në Kosovë jetojnë me shpresën se një ditë do të gjejnë mbetjet mortore të personave të dashur. Një aktivist serb me origjinë nga Prishtina thotë se duhet dënuar çdo krim ndaj shqiptarëve.
Bajram Çerkini, ka udhëtuar nga Mitrovica për në Beograd. Prej 18 vitesh kërkon mbetjet mortore të djalit të zhdukur. Në të 80-at e tij shpresa për një shenjë e mbanë të gjallë. Një kockë të trupit kërkon për varrin e hapur të të birit.
Në këtë konferencë janë takuar familjet e të gjitha viktimave të rajonit. Dhimbjet i kanë të hapura. Simo Spasic, me origjinë nga Prishtina që shpesh proteston për viktimat serbe, thotë se duhet dënuar cdo krim ndaj shqiptarëve.
Kërkoj që të gjithë, që nga shoferët që bartën viktimat e deri tek dorasit të dënohen. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta zgjidh këtë problem. Ne jemi me vite duke jetuar tragjedinë dhe unë nuk e kam problem dhe bashkëndjej me viktimat shqiptare, por nga shqiptarët shpesh nuk e shoh një gjë të tillë për ne.
Disa varreza janë hapur dhe disa janë gjetur. Por, së fundmi pa shumë rezultate.
Në fundin e luftës në Kosovë të zhdukur ishin 6054 persona./Klan