Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se burime nga grupi hetimor konfirmojnë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.
Po këto burime pohojnë se nga këqyrja e trupit të 48-vjeçarit u gjetën 11 plumba. Mes të tjerash ‘BalkanWeb’ mëson se nga tipi i plagëve të shkaktuara dyshohet se autorët kanë gjuajtur në drejtim të Ndokës nga një distancë e afërt jo me larg se 5 metër. Ndërkohë, hetimet janë fokusuar të grumbullimi i pamjeve filmike të të gjithë zonës për të zbuluar rrugën që kanë ndjekur autoret.
Burimet theksojnë se i është kërkuar ndihmë kompanisë celulare për zbërthimin e listës se telefonatave te bëra 24 orët e fundit për te zbuluar shkakun pse Ndoka doli nga banesa dhe cilët ishin personat qe kishin kontaktuar me te para ngjarjes./BW