Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësimin e situatës në Izrael pas vendimit të tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.
“Shpresoj që zërat e shpresës do mbizotërojnë, të mos të përhapet rrejte në Lindjen e Mesme,” tha Trump.
Sipas të dhënave raportohet për 4 të vdekur, dy mbetën të vrarë gjatë protestave ndërsa dy të tjerët gjatë sulmit ajror pas protestave. Pas protestës së ditës së parë, Hamasi ka sulmuar me raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të sistemit anti-raketor në territorin e Izraelit. Pas këtij sulmi shteti i Izraelit u kundërpërgjigj duke goditur me topa dhe sulme ajrore mbi bazat e Hamasit duke vrarë dy prej anëtarëve.
Ka reaguar edhe OKB-ja duke thënë se “vendimi i Trump kërcënon paqen.” Ndërkohë Këshilli i Sigurimit ka vendosur të thirri takim urgjent për Jeruzalemin.