Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” nga persona të paidentifikuar, që mendohet se kanë qenë dy. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi. Policia ka marrë dëshmitë e para nga familjarët pas ngjarjes. Ata kanë pohuar se kanë dëgjuar zhurmën e të shtënave me armë zjarri, por kanë deklaruar se ‘menduam se ishin qenë fishekzjarrë’.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera.