“Vendimi i shpallur në Shtetet e Bashkuara është, për mendimin tim, një element inkurajues, sepse presidenti Trump ka dhënë një sinjal të qartë mbi qëllimet e SHBA-ve për të gjetur një zgjidhje”, tha Melescanu duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.
Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu përshëndeti sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, njoftoi agjencia e lajmeve “Mediafax”.
“Rumania vazhdon të mbështesë krijimin e dy shteteve, Izralit dhe Palestinës”, shtoi ai. Politikanët rumunë pavarësisht drejtimit politik, tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira me Uashingtonin, përgatiti Express. (b.an)