Juan Mata ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic i kishte bërë të dridheshin anëtarët e stafit në krye të pajisjeve sportive kur kishte mbërritur në Manchester United verën e 2016-s.Ibra u kishte thënë atyre se ‘Zoti sapo mbërriti’, transmeton Express.
“Ditën kur arriti këtu, ne nuk ndodheshim aty sepse ishim në përgatitje parasezonale, pra ai ishte i vetëm me stafin e pajisjeve futbollistike” ka thënë Mata për FourFourTwo.“Ata nuk e kishin takuar kurrë Ibrahimovicin.
Ai është njeri që merr respekt të menjëhershëm për shkak të mënyrës së si sillet. Zlatan i kishte shikuar ata kokë e këmbë dhe u kishte thënë: ‘Shpresoj se e dini që Zoti ka mbërritur’.
Ata ishin dridhur duke mos ditur çfarë të thoshin. Më pas kishte qeshur me ta. Ibra gjithmonë bën kështu”, ka zbuluar Mata. (b.an)