Në një sistem pak të njohur për shkencëtarët ndodhet një planet po aq misterioz, që një grup studiuesish thonë se është një “super Tokë” me kushtet ideale për të patur jetë.Bëhet fjalë për planetin e njohur nga shkencëtarët si K2-18b. Përmasat e tij përllogariten dy herë më të mëdha se Toka.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Teksasit në SHBA dhe të Montrealit në Kanada, sipërfaqja e K2-18b është identike me atë të Tokës, me shkëmbinj dhe më kryesorja, ujë, transmeton tch.
Ky planet orbiton rreth një ylli xhuxh në distancën që njihet si “zona e jetës”, pra afër mjaftueshëm për të mos qenë i akullt dhe në distancë mjaftueshëm për të mos qenë një top i zjarrtë.K2-18b është në një distancë prej 111 vite dritë larg.
Studiuesit e Montrealit dhe Teksasit kanë arritur në këto përfundime pas analizimit të të dhënave të përfituara nga teleskopi ESO i Agjencië Europiane Hapësinore, i vendosur në La Silla të Kilit. (b.an)