Kishit bërë një marrëveshje. Ndoshta jo të shkruar dhe as të theksuar me zë të lartë. Por ishte aty. Do të ishit bashkë përgjithmonë, krah njëri-tjetrit. Të dashuruar, burrë dhe grua, miq. Ose ndoshta “vetëm” partnerë në biznes. Por e vërteta është se gjithçka mbaroi.
Ai ose ajo është larguar, është zhdukur. Atëherë ndoshta mund të reflektojmë për veten dhe për atë. Apo më keq akoma, as edhe për veten tonë. Herët ose vonë në jetë të gjithë përjetojmë pasojat e kësaj traume: zemër e thyer, ditë të tëra duke qarë, mërzia që na shoqëron gjatë gjithë kohës dhe siguria që “jo, nuk do të kalojë kurrë”.
Kështu ndodh të paktën deri në fazën 2, atë të zemërimit, pastaj kalojmë në lumin e telefonatave me miqtë për të ditur me kë është, çfarë thotë, çfarë bën. Dhe dënimi, siç thoshte Bridget Jones, për të qëndruar vetëm përgjithmonë, “derisa një ditë të më gjejnë të vdekur, në shtëpi, të ngrënë nga qentë alsazianë ”.
Jemi mësuar nëpër seriale që gjithçka shkon më mirë. Por për ata që nga tuneli i zemrës së thyer e kanë të vështirë të kalojnë, atëherë na vijnë në ndihmë mësimet mijëvjeçare të budizmit, “përkthyer” edhe për ata që nuk janë budist nga Lodro Rinzler, mësuesi i traditave Shambhala të budizmit të Vajrayanës, themelues i Institutit për Lidershipin e Nënshtruar në Nju Jork dhe nënshkrues i kolonës “Çfarë do të bëjë Sid?” (Sid = Siddharta, Buda) në Huffington Post, tani autor i “Artit budist për të riparuar zemrën e thyer”, ose “Si të kujdesemi për veten dhe si ta jetojmë më mirë jetën e përditshme”.
Një manual i vërtetë i ndihmës së parë për fundin e një historie dashurie, për një hidhërim ose për ndonjë zhgënjim që jeta mund të na japë, që gjithashtu mund ta lexoni edhe duke u hedhur nga një “rast” në një tjetër (nëse ndiheni të vetmuar, nëse mendoni se ndoshta nuk ka mbaruar, nëse ndiheni të tradhtuar … etj.)
Dhe i shkruar në një pjesë të madhe, thotë autori, ” në dritaren e ABC Carpet dhe Home në Neë York ” pas dhjetëra takimesh me persona të “hidhëruar”. ” Unë nuk kam shpërndarë këshilla – shpjegon ai – unë isha vetëm pasqyra që i ndihmoi ata të shihnin se çfarë po ndodhte me ta ”.
Por cilët janë 10 hapat që absolutisht nuk duhen humbur.
1-Ju do të shëroheni në një mënyrë apo në një tjetër. Seriozisht. Brenda vetes keni gjithë forcën për t’ia dalë.
2-Në këtë periudhë ju doni të jeni të vetë-dëmtuar, ndoshta keni qenë tashmë, duke goditur, duke pirë ose duke ngrënë tepër. Shërimi është si të ecësh në tel: ju vetëm duhet të vendosni një këmbë para tjetrës derisa të arrini anën e kundërt.
3-Disa dhimbje shërohen me kalimin e kohës, të tjerat bëhen pjesë e asaj që jemi. Ata ndryshojnë dhe modifikohen gradualisht, por gjithmonë janë pjesë e jona. Nuk është e thënë që nga vuajtja të mos përfitosh. Ju vetëm duhet të shikoni se çfarë ndodh, ashtu si pacienti.
4-Eksperimentoni me mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për veten. Nëse ndonjë nga këto të duket veçanërisht efektive, vraponi pas saj dhe futeni në orarin e përditshëm.
5-Nëse vuani për shkak të një personi tjetër, mos hiqni dorë nga ai. Mos e eliminoni atë nga zemra, edhe nëse keni nevojë të eliminoni kontaktin e rregullt me të.
6-Nuk je i vetmi. Ka njerëz të tjerë që në këtë moment ndajnë të njëjtën dhimbje.
7-Zemërimi pas disa zhgënjimeve është normal. Por është gjithashtu si zjarri, që nxitet nga historitë që vazhdoni të tregoni, për veten dhe për të tjerët. Dhe atëherë kur ndjen zemërim, le t’iu mbysë si një valë, por mos e ushqeni atë.
8-Nëse ndiheni si në ferr, e dini që siç thotë mësuesi Suzuki Roshi “ferri nuk është një dënim. Është një stërvitje”.
9-Lajmet ndonjëherë na bëjnë shumë mirë. Mund të zbulosh që duke mbajtur distancën nga ai person ose nga ai lloj personi që ngulmonit, ju do të shëroni zemrën tuaj të thyer.
10-Çfarë mund të bëni sot? Shko dhe bëje!
Gjëra të thjeshta por që janë gjithmonë evidente në një lidhje. (b.an)