Revista ‘Time’ ka shpallur si “personazhet e vitit”, gratë që denoncuan abuzimet seksuale, duke i pagëzuar ato si “thyerëset e heshtjes”.
Revista ‘Time’ ka zgjedhur Ashley Judd, Susan Fowler, Adama Iwu, Taylor Swift dhe Isabel Pascual, si ‘personazhet e vitit’
Lëvizja e lidhur kryesisht me hashtagun “#metoo” (Edhe unë) lindi fillimish kundër producentit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, për t’u zgjeruar më pas në një fushatë që përfshiu emra të tjerë të njohur, si aktori Kevin Spacey, komediani Luis C. K., e shumë të tjerë.
Levizja zbuloi rezultate tronditëse, referuar skandaleve seksuale ne hollivud, shkruan javanews.al
“Denoncueset nisën një revolucion të refuzimit, duke fituar fuqi çdo ditë e më shumë, e gjatë dy muajve të fundit, zemërimi i tyre kolektiv prodhoi rezultate tronditëse. Gati çdo ditë, drejtues ekzekutivë, manjatë apo yje të spektaklit janë shkarkuar nga puna të turpëruar. Në disa raste janë ngritur akuza kriminale”, pohon revista prestigjioze, që e cilëson këtë si lëvizjen sociale të përhapur më shpejt në dekada.
Gratë, për rrjedhojë, i kanë mposhtur meshkujt që kërkonin titullin prestigjoz të “personit të vitit”, shkruan javanews.
Mes pretendentëve kryesorë për titullin këtë vit ishte presidenti Donald Trump, i cili pozicionohet i dyti. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpall njeriu i vitit në 2016-n, kur revista e përkufizoi si presidentin e Shteteve “të ndara” të Amerikës.
Vendi i tretë shkon për udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
Në listën e kandidatëve, ishin edhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos, atleti Colin Keapernick dhe princit saudit Mohammed bin Salman, protagonist i fushatës anti-korrupsion të vendit të tij, shkruan javanews.al
Në një traditë të nisur që prej vitit 1927, “Time” shpall çdo vit një figurë, si personin që ka ndikuar më shumë në ngjarjet e vitit, në të mirë apo në të keq.
javanews.al/a.ç