Dy persona pritet të ballafaqohen me drejtësinë britanike pasi dyshohen për një komplot që do të kishte pasoja të rënda.
Bëhet fjalë për vrasjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May. BBC raporton se Naaimur Zakariyah Rahman, 20 vjeç dhe me banim në veri të Londrës, akuzohet për planifikimin e një një sulmi me bombë në portat e sigurisë së “Downing Street” dhe më pas të sulmonte me thikë kryeministren May.
Shtetasi i dytë është Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç nga Birminghami, i cili akuzohet për përgatitjen e akteve terroriste. Të dy këta persona, raporton BBC, janë arrestuar më 28 nentor.
Ata do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminister, në qendër të Londrës.
Ngjarja vjen një ditë pasi hetimet dolën në konkluzionin se sulmi në Manchestër më 22 maj mund të ishte parandaluar.
Shefi i shërbimit sekret, MI5, Andrew Parker, raportoi para kryeministres dhe kabinetit ditën e martë se plot 9 raste komplotesh terroriste janë parandaluar që nga marsi i këtij viti. /JAVANEWS/b.d