Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve që po luhen mbrëmjen e sotme për kompeticionin e “Uefa Champions League”.
Bajerni i Mynihut ka arritur që të fitojë në pjesën e parë në “Allianz Arena” kundër skuadrës së PSG-së me rezultatin e pastër 2-0.
Autorët e golave për bavarezët janë Levandovski dhe Tolisso.
Juventusi e mbylli me shifrat 1-0 pjesën e parë në transfertë me grekët e Olimpiakosit me autor të golit mesfushorin Kuadrado.
Ndërkohë, pjesa e parë mes Chelseas dhe Atletiko Madridit u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Rezultatet e pjesëve të para të “Uefa Champions League”.
Roma 0-0 Qarabag
Barcelona 0-0 Sporting
Bajern Mynih 2-0 PSG
Benfica 0-1 Basel
Celtic 0-0 Anderleht
Chelsea 0-0 Atletiko Madrid
Manchester United 0-1 CSKA Moscow
Olimpiakos 0-1 Juventus