Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Mylsym Murrizi kanë debatuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 për përmbytjet në vend.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka harxhuar 600 mln euro për palma e pllaka guri, shkruan BalkanWeb
Ndërsa nga ana e tij, ministri iu përgjigj prerë duke i thënë se ato para janë shpenzuar për Rilindjen Urbane që kanë ndryshuar të gjithë Shqipërinë.
Murrizi: 600 mln euro harxhuat për palma e pllaka guri,
Peleshi: E di çi thonë aq? Mos e ke fjalën për Rilindjen Urbane që ka ndryshuar të gjithë Shqipërinë. Mos u fut aty se të bëj copë
Murrizi: Për atë pra e kam
Peleshi: Duhet të investuar më shumë.
Murrizi: Po ndihmo hallexhinjtë mo
Peleshi: Për hallexhinjtë ka buxhet më vete.
Murrizi: Ke thënë ministria e bujqësië do të bëjë 4.5 km argjinaturë
Peleshi: Në janar të vitit 2018 do të detajohen investimet, dhe do të bëhen aty ku ka më shumë nevojë atdheu.